Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës


E martë, 27 Tetor 2026
Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës

Djali 12-vjeçar i të ndjerës Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës, është dërguar në një nga strehimoret në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

49-vjeçarja, Arlinda Zekaj është vrarë të dielën me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj në Vitomiricë të Pejës.

I dyshuari për krimin Albert Sylaj ndodhet ende në arrati dhe se policia e ka shpallur në kërkim.

Ndërkohë, tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë, Arlinda Zekaj kishte njoftuar për rrezikun e saj për jetë.

“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Zekaj.

Ndryshe, e ndjera, Arlinda Zekaj pritet të varroset sot në ora 15:00 në fshatin Radavc.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit