Recetë: Kek me mollë në 10 minuta


E martë, 3 Nëntor 2026
Recetë: Kek me mollë në 10 minuta

Keku me mollë është një nga ëmbëlsirat më të thjeshta por edhe më të lehta për stomakun! Ka kosto të ulët dhe pëlqehet nga fëmijët!

Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:
● 3 vezë
● 3 mollë ose frutë tjetër
● 9 lugë miell
● 9 lugë sheqer
● 9 lugë qumësht
● 9 lugë vaj ulliri
● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira

Përgatitja:
Ndezim furrën në 180° C.
Përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë, sipas kësaj radhe: vezët me sheqerin, miellin, qumështin, vajin dhe sodën me sitë. Hedhim brumin në tavën e lyer me vaj e miell, vëmë sipër frutat e prera në copa dhe e pjekim për 40 minuta.


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit