Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen


E martë, 3 Nëntor 2026
Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se së bashku me presidenten e vendit, Justina Shiroka-Pula dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal në QKMF në Prishtinë.

Haxhiu ka thënë se vaksinimi ndihmon në uljen e rrezikut nga gripi dhe komplikimet që mund të shkaktojë, për të gjithë njerëzit.

“Me rënien e temperaturave, gripi përhapet më lehtë, ndërsa pasojat mund të jenë më të rënda për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Vaksinimi kërkon vetëm pak minuta dhe ndihmon në uljen e rrezikut nga gripi dhe komplikimet që mund të shkaktojë, për ne dhe për njerëzit përreth nesh”, ka thënë ajo.

Kryeparlamentarja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen, ngase sipas saj kujdësi për shëndetin është përgjegjësi e përbashkët.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit