Mourinho bëhet figura kyçe në rikthimin e Vinicius Juniorit te Real Madridi


E enjte, 26 Nëntor 2026
Mourinho bëhet figura kyçe në rikthimin e Vinicius Juniorit te Real Madridi

Jose Mourinho ka vendosur ta ndihmojë Vinicius Juniorin të rikthehet në formën e tij më të mirë te Real Madridi, duke zhvilluar edhe biseda private me sulmuesin brazilian për t’ia rikthyer vetëbesimin.

Sipas mediumit spanjoll AS, marrëdhënia mes tyre është e veçantë, pasi trajneri portugez di të jetë kërkues, por edhe mbështetës kur futbollisti kalon momente të vështira.

“Ai është si një figurë atërore”, thuhet për raportin mes tyre.

Ndërkohë, Viniciusi ka dhënë shenjat e para të rikthimit, duke shënuar kundër PSV-së pas 91 ditësh pa gol. Edhe Kylian Mbappe tregoi mbështetjen e tij, duke kërkuar nga bashkëlojtarët ta përqafonin brazilianin dhe duke ia dorëzuar çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Në Madrid shpresojnë që kjo të jetë pika e kthesës për sulmuesin, i cili po përpiqet të rikthejë nivelin që e bëri një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit