Davutoglu: Asgjë nuk është e barabartë me Qabenë


E premte, 1 Maj 2015

Ankara – Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu ka kritikuar ashpër deklaratën e liderit opozitar të Partisë Popullore, Salahatin Demirtash i cili e kishte krahasuar sheshin Taksim me vendin më të shenjtë për muslimanët, Qabenë në Mekë.

“Asnjëherë nuk do të lejojmë që diçka të barazohet me Qabenë”, tha Ahmet Davutoglu në tubimin parazgjedhorë të partisë së tij që u mbajt në krahinën Nigde.

Ai më tej potencoi rëndësinë e Qabesë për popullin turk, duke thënë: “Nuk do të lejojmë një mosrespekt të tillë ndaj vlerave tona të shenjta.”

Davutoglu reagoi pas deklaratës së Salahatin Demirtashit i cili gjatë përkujtimit të mbajtur në sheshin taksim tha: “Sheshi Taksim për punëtorët është pazëvendësueshëm ashtu siç është Qabeja për muslimanët apo Jerusalemi për hebrenjtë.”

Etiketa: ,
Të fundit