E enjte, 18 Qershor 2026

Gana e ka nisur me fitore Botërorin 2026, duke mposhtur Panamanë me rezultat 1-0 në një ndeshje dramatike të Grupit L.
Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, Caleb Yirenkyi u shfaq në minutën e 95-të për t’i dhuruar tri pikët e para “Yjeve të Zinjtë” në BMO Field të Torontos, shkruan 04 Online.
Panama ishte më e rrezikshme në pjesën e parë dhe krijoi rastet më të mira, por portieri Lawrence Ati Zigi mbajti të paprekur portën e Ganës. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre, por goli vendimtar erdhi vetëm në sekondat e fundit.
Brandon Thomas-Asante depërtoi bukur nga krahu i majtë dhe asistoi për Yirenkyin, i cili nuk gaboi para portës së zbrazët.
Me këtë fitore, Gana merr një nisje ideale në Grupin L dhe tani përgatitet për përballjen e madhe ndaj Anglisë, ndërsa Panama komplikon menjëherë shanset për kualifikim./04 Online/
Burimi: 04online
