EULEX dhuron automjete për Shërbimin Korrektues


E mërkurë, 22 Korrik 2015

Sot, në vazhdën e bashkëpunimit, Ministrisë së Drejtësisë i`u dorëzuan edhe njëzetepesë automjete donacion nga EULEX-i, automjetet i`u dorëzuan Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Ky donacion ka për qëllim mbështetjen e të dyja shërbimeve në sferën e transportit për punët e tyre të përditshme. Përfaqësuesit e Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues, mirëpritën donacionin dhe njëherit falënderuan përfaqësuesit e EULEX-it për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për të dyja shërbimet. Të tri palët u pajtuan që bashkëpunimi dhe ndihma do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ky donacion do të dëshmojë se do të jetë i dobishëm, i nevojshëm dhe i domosdoshëm për ngritjen e kapaciteteve në Ministrinë e Drejtësisë, e në veçanti për Shërbimin Korrektues dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Etiketa: , ,

Leave a Reply

Të fundit