Policia e Kosovës blenë 352,535 euro armë


E martë, 8 Dhjetor 2015

Prishtinë – Policia e Kosovës ka blerë armë në vlerë prej 352, 535 euro.

Siç tregohet në tenderin për blerje armësh të publikuar edhe në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik armët janë blerë nga kompania”Reload” në Prishtinë, e cila ka dhënë ofertën më të ulët.

Tenderi për furnizim me armë është ndarë në tri pjesë me vlera të ndryshme.
Kontrata e parë ishte 322,200.00 euro, e dyta 20,943.00 kurse e treta 9,392.00, ndërsa furnizimi me armë do të bëhet gjatë tri vjetëve të ardhshme, raporton Klan Kosova.

Etiketa:

Leave a Reply

Të fundit