Qëndrimi i vërtetë gjeopolitik i Obamës në Siri


E enjte, 25 Shkurt 2016

Washington – Edhe pse Turqia këtë organizatë e ka vendosur në listën e organizatave terroriste qeveria Obama duke dhënë mbështetje ushtarake dhe politike ndaj këtij grupi po merr kritika të ashpra nga Turqia.

Ashtu sikurse në shumë vende arabe edhe në Turqi është i përhapur një perceptim se qeveria e Obamës që në fillim të krizës së Sirisë nuk ka ndjekur një qëndrim të qartë në çështjen e objektivave strategjike, aleancave dhe planeve për zgjidhjen e konflikteve. Ndërsa kriza në rritje mes Ankarasë dhe Washingtonit është në lidhje me qëndrimin e Amerikës për konfliktet në rritje në kufirin Siri-Turqi, në lidhje me një organizatë të caktuar e cila njihet si YPG.

Edhe pse Turqia këtë organizatë e ka vendosur në listën e organizatave terroriste qeveria Obama duke dhënë mbështetje ushtarake dhe politike ndaj këtij grupi po merr kritika të ashpra nga Turqia. Ky tension është bërë një pjesë e një krize më të madhe dhe më komplekse brenda rrjetit ku gjendet Rusia, regjimi i Asadit dhe Iranit si dhe opozita e armatosur siriane kundrejt Damaskut. Në këto dy kriza çështja e YPG që mbetet si më e vogël dhe reagimi i Amerikës kundrejt kësaj në një kohë kur prania e Rusisë dhe Iranit në Siri përbën një kontekst më të madh duket sikur ajo po shndërrohet në konflikte më të thella ushtarake të cilat përmbajnë edhe një rrezik të luftës rajonale që mund të jetë me pasoja serioze njerëzore. Pra, që nga viti 2011 si u transformua qëndrimi i qeverisë Obama ndaj Sirisë dhe Turqisë dhe çfarë ka prapa rrugës pa krye në çështjen e YPG-së? A ka një seri të strategjisë “të vërtetë gjeopolitike” që është më pak e dukshme nga politikat aktuale dhe që përqafohen nga qeveria Obamës?

Në mars 2011 kur shpërthyen kryengritjet në Siri kundër regjimit të Asadit kur protestat ishin ende në javët e para në shkallë vendi, presidenti Obama veproi mjaftueshëm me shpejtësi për të mbështetur kryengritjen e shoqërisë civile dhe për të kërkuar që presidenti Asad të linte pushtetin. Edhe situata gjeopolitike në atë kohë forconte qëndrimin e parë që ndërmori SHBA-ja: Forcat e koalicionit të SHBA-së të ndodhura nga veriu në Turqi, nga jugu në Jordani dhe të cilat ende ndodhen në Irak dhe flota e 6-të Amerikane në Mesdhe. Asadi ndodhej në një situatë të bllokuar dhe realizoheshin ende diskutime për gjetjen e një zgjidhjeje politike. Por, alternativa e largimit nga pushteti me presion politik duhej të vendosej që para se forcat e SHBA-së të tërhiqeshin nga Iraku.

Me tërheqjen e forcave amerikane në vitin 2012 situata gjeopolitike pësoi ndryshime serioze. Mbështetja e Iranit ndaj Asadit mbërriti me shpejtësi nëpërmjet Irakut dhe Hizbullahu u transferua në Siri. Përkundër kësaj opozita u armatos menjëherë ku dhe më pas dolën në pah rajonet nën kontrollin e regjimit dhe opozitës, ku situata u shndërrua në një luftë civile. Që nga viti 2012 u bë e pa mundur që Asadi të largohej nëpërmjet një rruge politike dhe e vetmja mënyrë që mund të ofronte ndërrimin e regjimit mbeti preferenca e ndërhyrjes ushtarake. Për këtë arsye në fillim të 2013 nisën negociatat për një zgjidhje./AA/

Etiketa:
Të fundit