Davutoğlu takon kancelaren Merkel dhe kryeministrin e Holandës


E hënë, 7 Mars 2016

Bruksel – Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, në kuadër të Samitit BE – Turqi i cili pritet të zhvillohet sot në Bruksel është takuar në orët e vona të së dielës me kancelaren gjermane, Angela Merkel si dhe kryeministrin e Holandës dhe njëkohësisht kyesuesin e radhës të BE-së, Mark Rutte, raporton Anadolu Agency.

Takimet bilaterale dhe trilaterale mes liderve janë zhvilluar në përfaqësinë e përhershme të Turqisë në Bashkimin Europian. Pas takimeve bilaterale dhe atij triateral liderët kanë marrë pjesë edhe në takimin mes delegacioneve.

Ndërkohë Përfaqësia Diplomatike e Turqisë në BE për herë të parë është përdorur për të kryer takime të këtij niveli.

Etiketa: , ,
Të fundit