Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim


E martë, 20 Tetor 2026
Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

Egzon Shallti është dënuar më 25 vjet burgim i akuzuar për vrasjen të rëndë, ku Auron Ferizi humbi jetën në mbrëmjen e 8 tetorit të vitit 2025.

Auron Ferizi, 20-vjeçar, humbi jetën pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi më 8 shtator 2025, në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti.

Gjyqtari i çështjes ka treguar pse nuk është dhënë dënimi me burgim të përjetshëm në këtë rast, ku një gjë të tillë e kishin kërkuar familjarët

“Me qenë se, ndaj personave të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale janë nën moshën 21-vjet dhe atyre që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë në aftësi esencailisht të zvogluar mendore është e ndaluar një gjë e tillë siç parashihet në nenin 41 të Kodit Penal”, tha ai, raporton Tëvë1

21-vjeçari Egzon Shallti, drejtonte një veturë të tipit “Opel Insignia”, goditi disa karrige dhe pesë persona. Si pasojë, Auron Ferizi pësoi lëndime të rënda dhe më vonë ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit