Kosova e gatshme për themelimin e ushtrisë


E enjte, 19 Maj 2016

Presidenti Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë, ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi, Veriun si dhe formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

Sipas tij, çështja e demarkacionit duhet të bashkojë gjithë spektrin politik në Kosovë, ndërsa dialogu në Bruksel ka reflektuar pozitivisht sa i përket veriut, ndonëse siç tha ai, duhet të bëhet akoma më shumë në drejtim të pajtimit dhe bashkëpunimit me Serbinë, transmeton lajmi.net

“Çështja e demarkacionit është një çështje që duhet të bashkojë gjithë spektrin politik kosovar, në mënyrë që të përmbyllim edhe këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm. Jam i bindur se Kosova po përgatitet, veç është gati për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Gjërat po shkojnë mirë në rrugë të drejtë dhe kjo agjendë euroatlantike duhet të jetë agjendë unifikuese dhe reflektuese për secilin lider dhe spektër politik që të mendoj më shumë për agjendën shtetërore”, tha presidenti Thaçi.

Ai tha se vendi po lëviz më shpejt dhe më mirë se sa kanë pritur skeptikët. Thaçi duke folur për bisedimet në Bruksel ka thënë se ato kanë pasur efekte pozitive.

“Përkushtimet tona janë për normalizimin e gjendjes së plotë edhe në veri të Mitrovicës. Tanimë atje kemi edhe policët e Kosovës, doganierët, administratën, funksionimin e rendit dhe ligjit kosovar, për herë të parë kemi organizuar zgjedhje lokale sipas ligjeve të Kosovës, tani ata njerëz që kanë qenë nëpër barrikada punojnë në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, mund të them se dialogu në Bruksel e ka pasur efektin e vet të ndryshimit për të mirën e Kosovës, por duhet të bëjmë më tepër, duhet të shkojmë drejtë një marrëveshje më të gjerë politike që do të çonte drejtë një raporti më të mirë ndërfqinjësore të pajtimit dhe bashkëpunimit”, tha Thaçi.

Etiketa: , , ,
Të fundit