E martë, 6 Tetor 2026

Inteligjenca artificiale lexon diabetin nga tingulli i zërit. Mjaftojnë vetëm 20 sekonda dhe një model i AI identifikon nëse një person vuan nga diabeti i tipit 2 vetëm nga mënyra si flet.
Sistemi është ndërtuar nga një kompani britanike në bashkëpunim me universitetin e Melbourne dhe është prezantuar në Kongresin e Asociacionit Evropian për studimin e diabetit EASD që po mbahet në Milano.
Kërkime të ndryshme shkencore kanë lidhur diabetin e tipit 2 me luhatje dhe ndryshime në mënyrën e të folurit, si dhe një aftësi e reduktuar e kontrollit mbi frymëmarrjen.
Kështu kanë ndërtuar një model të inteligjencës artificiale që është në gjendje të diktojë menjëherë anomali të tilla. Modeli aktualisht është vënë në provë dhe eksperimentuar në mbi 60 mijë kampione zanore, përfshirë dy testeve ciklike.
Në dy ciklet e testimeve, ka rezultuar me saktësi respektivisht 80% dhe 75%, duke identifikuar ata që vuanin nga diabeti vetëm nëpërmjet 20 sekondave zë të regjistruar, përfshirë edhe matjen e glicemisë në 3 muajt e fundit.
Autorët e studimit shpjegojnë se ndërkohë kishte dhe rreth 40% fals positiv, anomali që duhet përmirësuar. Puna vijon dhe përpjekjet janë që së shpejti kjo metodologji të hyjë në funksion duke arritur më shumë njerëz në nevojë, qoftë dhe nëpërmjet një telefonate, e për të shpëtuar jetë edhe në raste esktreme kur duhen marrë masa të menjëhershme.
Burimi: mesazhi
