E martë, 6 Tetor 2026

Njësite speciale të Policisë së Kosovës kanë blinduar Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Derisa qindra qytetarë po protestojnë para hyrjes së Kuvendit, disa pjesëtarë të Policisë kanë hyrë brenda objektit të Kuvendit.
Nga ana tjetër, njësite të shtuara janë vendosur edhe buzë hyrjeve të institucioneve, si ato të Kuvendit, ashtu edhe të Qeverisë.
Kujtojmë se sonte është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, sakaq protestuesit po kërkojnë votimin në lexim të dytë të projektligjit për Dhomat e Specializuara.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
