E hënë, 12 Shtator 2016

Savash VELIU
Ekonomisti botëror Arthur Laffer, duke vënë në dukje se ekonomia e Turqisë është në gjendje shumë të lakmueshëm, thotë nëse do të donit për të parë ekonominë e keqe ejani në Shtetet e Bashkuara. Kam një propozim; “Merrnie Obaman, na jepni Erdoganin”!
Gjatë viteve 1972-1989, ishte ish këshilltari i Regan dhe të M. Thaçer, si dhe shumë personaliteteve botëror. Ai në Mbledhjen Makroekonomike të Ankaras tha; “Përceptimi i botës për Turqinë është e gabuar”. “Sipas mendimit tim, ekonomia e Turqisë është në gjendje të shkëlqyer. Filozofia ime është : Mos jepni njerëzve peshk, mësojeni të peshkoj”, siç bëri Turqia.
Turqia ka suksess të veçant në zhvillimin ekonomik të saj sepse ndjek shmangien e korrupsionit (korruptimin) nga instancatë shtetërore duke e minimizuar atë në zero. Sot Turqia arriti në syrin botërorë një shkallë të lakmisë dhe mbreslënies gjë e kundërt prej Krerëve Perëndimor që ndjekin një politik absurde dhe paradoksale të reagimit me xhelozi orientale dhe mentalitet perëndimor ndaj një shteti në zhvillim të sipërt.
Marrëveshjet e energjisë së Turqisë me Kinën dhe Rusinë do të shpëtojë vartësinë e saj për naftë dhe karburë. Pra në vit 65 miliardë dollarë do ti mbeten buxhetit të Turqisë. Dhe kjo do të thotë se do të mbetet më tepër buxhet për punimet që Presidenti Erdogan ka më shumë dëshirë siç janë punimet shkencore, industriale dhe të zhvillimeve të sektorit të mbrojtjes. Erdogani është që e ka ngritur sistemin shëndetësor në një nivel më të lartë se sa ai i SHBA-së. Këto 65 miliardë dollarë që do të shumëfishohen çdo vit do të vihen në veprim duke e bërë Turqinë në procesin e ardhshëm një nga vendet më të preferuara të emigrimit mendor (inteligjentët) teknologjisë nano dhe siber dhe sektorit të mbrojtjes.
Politika e re Amerikane nuk është të pastrohet politika nga çdo gjë, madje edhe nga premisat e politikës së kaluar të dështimit si dhe të gjitha miqësitë të shndërrohen në armiqësi luftarake. Derisa Perëndimi, e veçmas Amerika do të ndjekin një politik Egocentrike e mbështetur vetëm mbi interesin personal e duke anashkaluar në anën tjetër interesatë e të tjerëve, aty nuk do të ketë bereqet!
Ndërkohë ekonomia e tërë botës është në stagnacion, ekonomia e Turqisë është në hov dhe çdo vit bën miliarda dollarë investim. Projektet që sot është duke zhvilluar Turqia janë projektet më të mëdha të botës.
Sot Statiskat e Instuticioneve për Verifikim Zhvillimorë në rrafshin Ndërkombëtar nxjerr në pah se; Tetë muajt e para të 2016, Turqia ka arritur shkallën më të lartë të zhvillimit ekonomik botëror me 4.07 %, derisa Japonia stagnon me 0.8, SHBA 0.4, EU 0.3, Rusia 0.6, Brazili 3.6 etj.
Turqia është për të përshëndetur në këmbë edhepse goditet një pas një me sulme të montuara pas shpine, ajo sërish arriti ta rehabilitoj hapërimin në kohë rekorde derisa për një incident të vogël UE humbë javë të tëra deri sa të vetmobilizohet.
Prandaj është koha që politika zyrtare gjithShqiptare bashkë me mediat e shkruara dhe ato pamore të përmbahen nga injorimi i fakteve reale sepse, një kastë gazetarucësh pretendojnë që me shkarravinat e tyre të rrënojnë imazhin e suksessit Turk nga keqësia injorante. Bota nuk funksionon kështu, as me paragjykime, as me urrejtje.
Sigurisht që dhemb çështja e diskriminimit medial ndaj shumicës muslimane shqiptare, duke u përpjekur me i futë në zgjedhë për t’i lidhur me lakun e dizginave, sepse ata atë e bëjnë për përfitim, për asgjë tjetër.
Prandaj më duken jo vetëm të njëanshme por edhe të tepruara shkrimet që janë të porositura, sepse ato po dalin nga shtrati i normalitetit dhe moralitetit, duke rrënuar miqësinë vëllezërore shqiptaro-turke të mbetur që nga periudha osmane, por edhe tash së voni për shkak të gjenocidit serb, duke mos harruar asnjëherë se, kjo u bë falë mirëkuptimit të qeverisë turke, që duhet përshëndetur.
Aq shumë nxënës dhe student u shkolluan në Turqi, morën grada shkencore, por edhe u ushqyen, e kanë bërë këtë taksapaguesit turq, për këtë duhet falënderuar. Shqiptarët sa kanë nevojë për perëndimin, kanë nevojë për lindjen.
Kur kthehemi e vërejmë se ky racizëm del pikërisht nga partizanët shpirtlig të së kaluarës së hidhur komunist e dirigjuar përgjatë tërë historisë në përkeqësimin mes dy kombeve mike, të cilave sot po ky “milet” provonë me ua kthye të mirën me të keqe duke krijuar një armiqësi të paqenë e tejet dëmtuese në rrafshin e përgjithshëm, që ka mbulue hapsirën trunore të pjestarëve të miletit subkulturor.
Mirëpo, përballë vrerit komunist e agjentëve shqipfolës të agjenturave amerikane, evropiane, serbe e ruse, ata zgjedhin të rreshtohen krah tyre. Dhe meqenëse tendenca e këtyre është krijimi i ndasive brenda nesh, të cilëve u ndihmon edhe heshtja Oportune e Krerëve të skenës politike , atëherë, unë zgjedh turkun, por si reaksion dhe asnjëherë si prirje euforike për këtë çështje madhore.
Prandaj porosisë Shqiptarinë; “Të ngutojmë e të Marrim para Amerikanëve Erdoganin dhe t’ua paketojmë këta kastraveca si Buzhalla, Xharrat, Kastriotët, Jonët, Lekët e Politikanët tonë të korruptuar dilenxhinj duke i drejtuar me gomona jo në drejtim të Detit Mesdhe por atje në Detin e Zi e të përmbysen, për të mos u kthyer kurrë!
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.