Zgjedhjet e jashtëzakonshme “Historike” a do të përdoren sërish për t`i shpëtuar slloavomaqedonët!!!


E martë, 17 Janar 2017

​Despotizmi politik llogaritet ndër shkaqet e para të paralizimit mendor. Despoti vëren vetëm vetveten, ai di vetëm për interesat e tij, afër vetes e merr vetëm atë që e kënaqë dhe që i bëhet servil. (Muhamed el Gazali)

Nga: Savash VELIU

Është për keqardhje që Shqiptarët e sllavomaqedonisë serish u manipuluan dhe kurrë nuk u morrën për serioz gjatë historisë politike një lojë e luajtur nga intriguesit Perëndimor që është shenjë e talljes me fatin tonë, si shenjë e mosrespektimit të bindjeve të të tjerëve, si imponim i cilësdo bindje apo besimi me dhunë mbi ne!

Tani dimë se nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, që u reklamuan si shpëtim i demokracisë në Maqedoni, realisht nuk ka ardhur kurrfarë zgjidhje që t’i përligjë ato politikisht. Pati vetëm humbës dhe asnjë fitimtar real. Humbësi i parë i madh është SHQIPTARI që nuk i ka më votat parlamentare të popullit të dytë për të qeverisur, si në legjislaturat e para.

Në skenën politike Partitë Shqiptare kanë qenë gjithnjë hyzmeqarë të sllavomaqedoncëve duke shërbyer si dekor ndërkombetarë pa kurrfar peshe politike dhe nacionale në parlament. Humbës është elektorati shqiptar, që u përça edhe më shumë seç ishte, që ka çuar në uljen e peshës specifike të faktorit shqiptar në parlament. Madje, në këto zgjedhje u shfaq një dukuri e re elektorale shqiptare, një pjesë e dukshme e elektoratit shqiptar afër 70 mijë votues votoi në mënyrë të organizuar për partinë maqedonase LSDM. Pra, shqiptarët ishin të shtyrë si gjithnjë të bëhen top i kanarit në favor të maqedoncëve, LSDM, me petk kombëtar shqiptar.

Por sot megjithë mbeshtetjen që ia dhanë rradhëve të LSDM-së të shtyrë nga ndërkombetarët për përmirësimin e pozitave të maqedoncëve në parlament, LSDM-ja përsëri nuk e arriti atë që e shpresonte – për ta fituar të drejtën të jetë e para që të ngarkohet me formimin e qeverisë edhepse këtë e shpresonin ndërkombëtarët. Një gjë të tillë e bënin Ato gjithnjë duke e faktorizuar pakicën me defaktorizim të shumicës (në këtë rast shqiptarët).

Ja njëqindvite po vazhdon kështu ky avaz ku ndërkombetarët këmbengulin që gjithnje sllavët të jenë faktor në Ballkanin Juglindor. Kurse shqiptarët pas shpine vetëm ledhatohen dhe përgjumohen me shpresa se njëditë do lind dielli mbi ta! Në përgjithësi, politika e shqiptarëve dëshmoi mungesë vizioni, mungesë serioziteti, mungesë përcaktimi, amatorizëm e çorganizim faktorik.

Ndërkombëtarët euro-atlantikë, shpresonin dhe punuan shumë me qëllim që kinse Zoran Zaev ta hidhte në tapet Gruevksin qysh në ditën e zgjedhjeve që sërish grupi tjetër të maqedoncëve ti ruajnë pozitat e veta të Pushtetmbajtjes.

Është e qartë se Pjesëmarrja e shqiptarëve në krijimin e qeverisë nuk do të vijë në mënyrë normale, si vullnet i lirë i partive shqiptare ose si kompromis i ri politik e përputhje programesh politike, por do të vijë si detyrim i shqiptarëve nën shtrëngim ndërkombëtar e premtime boshe nga partitë sllavomaqedonase.

Realiteti i dhimbshëm është se ne nuk përbëjmë element faktondryshues në terren. Ata do të zbatojnë si përherë “porositë” (urdhrat) e faktorëve ndërkombëtarë dhe nuk do të kursejnë demagogjitë se këtë e bëjnë në frymën e demokracisë e të integrimeve euro-atllantike. Ndryshimet për ne, si për keq edhe për fare pak të mirë, na i bëjnë të tjerët. Pra, shqiptarët do të përdoren sërish për t’ia shpëtuar faqen e forcuar FYROM-it, siç ndodhi në kohën e pranimit të pavarësisë së këtij shteti para 25 vitesh nga faktorët ndërkombëtarë, siç ndodhi më 2001 kur thanë “futuni në qeveri maqedonase që FYROM-i të duket shtet demokratik!” etj. Ne vetëm se japim ndihmesën tonë, sidomos për keq.

Pra, shqiptarët tani janë të thirrur ta bëjnë edhe një herë FYROM-in shtet me qeveri, por nuk do të qeverisin edhe sikur partitë shqiptare ta mbështesin LSDM-në. Dhe kështu çdo gjë që bëjnë të tjerët te ne, ne e quajmë siç e quajnë ata- të mirë!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit