Milaim Zeka i thotë zyrtares së Vetëvendosjes: Mos rrej se s’ka korrupsion në komunë të Prishtinës


E enjte, 25 Maj 2017

Në një debat në Klan Kosova, Zeka i ka thënë Pacollit, që është shefe e kabinetit e kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, se efikasiteti i qeverisjes së Vetëvendosjes është dëshmuar në kryeqytet.

“Prishtinën e keni bërë qytet të kungjave”, i ka thënë Zeka Pacollit, duke iu referuar shtyllave nëpër trotuare.

Ai ka kundërshtuar Pacollin, duke i thënë se s’është e vërtetë që në komunën e Prishtinës nuk ka korrupsion.

“Mos rrej se s’ka korrupsion në komunë”, është shprehur Zeka.

Të fundit