E diel, 25 Qershor 2017
Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe qindra mijëra të tjerë në sheshet e çdo qyteti të vendit.
Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut, namaz i falur nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu.
Ndërkohë programi i Bajramit ka filluar me këndimin e një pjese nga Kur’ani Famëlartë, të cilën e përcolli imami i xhamisë së “Et’hem Beut”, z. Elton Karaj.
Ceremonia ka vazhduar me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, i cili uroi besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës.
Falja e Namazit të Fitër Bajramit u drejtua kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skënder Bruçaj.
Ndërsa hytbeja e Fitër Bajramit u mbajt nga Myftiu i Tiranës z. Ylli Gurra i cili u lut për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve, harmoni të cilën e reflekton edhe kjo ditë Bajrami.
Më pas besimtarët e pranishëm në shesh janë shpërndarë për të festuar në familjet e tyre.
Etiketa: Acta Diurna, Fitër Bajrami, Shqipëri