Gecaj: Shpresoj që askush nga LAA nuk do t’i bashkëngjitet një “klubi“ të tillë si PAN-i


E enjte, 17 Gusht 2017

Ai ka theksuar që shpreson që askush nga koalicioni LAA të mos i bashkëngjitet PAN-it.

Ky është postimi i plotë i Gecajt:

Legjitimimi i shantazhuesve PAN(numra)

Nëse u ecë, PAN(umra) do të jetë qeveri e cila që në start do të ngrihej kryekëput mbi një bazë shantazhuese e korruptive. Përpjekja e tyre për të siguruar vota me çdo kusht është përpjekje e cila sa më shumë që kalon koha aq më shumë stërkeqet. Si e tillë, krimin, korrupsionin, shantazhin, reketin…. në një far mënyre PAN i “legjitimon” duke i ngritur në parimësi punë e metode. Kështu për herë të parë do t’u jepte edhe “mbulese legale”. Nga një krijesë e tillë askush nuk mund të pret qeverisje me duar të pastra….unë sinqerisht dua të besoj dhe të shpresoj që askush nga LDK-AKR-ALTERNATIVE nuk do t’i bashkëngjitët një “klubi “ të tillë “keqbërësish legjitim.
 

Etiketa: , , ,
Të fundit