Kampionati Botëror kualifikohen 19 Shtete mbeten edehe 13 Vende Të lira (Foto)


E mërkurë, 11 Tetor 2017

Franca dhe Portugalia janë dy përfaqësueset më të reja që janë kualifikuar për në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Në këtë mënyrë, numri i kombëtareve që tashmë janë konfirmuar si pjesëmarrëse në turneun e madh të vitit të ardhshëm është ngritur në 19-të.

Rusia, Brazili, Irani, Japonia, Meksika, Kosta Rika, Koreja e Jugut, Arabia Saudite, Gjermania, Anglia, Spanja, Nigeria, Belgjika, Polonia, Egjipti, Islanda, Serbia, Portugalia dhe Franca – janë përfaqësueset që e kanë siguruar kualifikimin.


Kombëtaret e kualifikuara deri më tani (Squawka)

Në Kampionatin Botëror marrin pjesë 32 kombëtare, ashtu që kanë mbetur edhe 13 vende që duhet të plotësohen nga skuadrat që janë akoma në garë.

Janë disa përfaqësuese të mëdha që akoma nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Rusi. Italia dhe Argjentina janë dy kombëtaret më të mëdha që ende nuk janë shkruar në këtë listë.

Azzurrët do ta kërkojnë kualifikimin me anë të ‘play-offit’ në zonën evropiane, së bashku me ekipe si Kroacia, Zvicra dhe Danimarka – që për kundërshtarë mund të kenë ekipe si Suedia, Irlanda, Irlanda e Veriut dhe Greqia.

Etiketa: ,
Të fundit