SHKA Agimi dikur krenaria e qytetit, tani vend pijanecash e tallavaxhinjësh [video]


E martë, 5 Dhjetor 2017

Kjo i tejkalon të gjithë kufijtë. Kjo video i takon mbrëmjes së 3 Dhjetorit 2017, dhe është dëshmia më e qartë se deri në ç’derexhe e kanë katandisur Agimin një grup i vogël individësh të papërgjegjshëm dhe zaptues.

Në ndërtesën e ShKA Agimit që tashmë mbrohet edhe me ligj si aset i trashëgimisë kulturore, pamje e tinguj të këtillë nuk ka pasur asnjëherë më parë. Të njëjtit që para një viti tentuan të tjetërsojnë pronën e Shoqnisë me marrëveshje të paligjshme, sot vazhdojnë të keqpërdorin ndërtesën për përfitime personale, duke e dëmtuar rëndë reputacionin dhe emrin e Agimit.

Degradimi ndryshe nuk është. Ju lutem shpërndajeni këtë video, që të shohin të gjithë se në çka është shndërruar ndërtesa e ShKA Agimit, dikur ambienti më i këndshëm familjar e kulturor i Prizrenit. Kjo është thirrje publike për të gjithë anëtarët dhe dashmirët e Agimit për veprim urgjent. Ta shpëtojmë Agimin tonë sa nuk u bë shumë vonë.

[youtube n48etW1v6Rg]

Etiketa: , ,
Të fundit