Gaza, më shumë se 4000 të evakuar nga përmbytjet [Foto]


E diel, 15 Dhjetor 2013

Më shumë se 4000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet në veri të Gazës. Situata atje është bërë një zonë katastrofike, gjë të cilën e pranon edhe vet OKB-ja.
Përmbytja ka qenë shumë e rëndë, dhe shumë janë detyruar të ikin nga shtëpitë me varka dhe me lopata dhe uji. Sasia e përmbytjeve është raportuar të jetë dy metra. Shumë njerëz kanë qenë të bllokuar brenda shtëpive të përmbytura nga ujërat në rritje.

Përmbytja është rezultat i katër ditëve të shirave të rrëmbyeshëm.
“Një pjesë e madhe e Gazës veriore tashmë është shpallur zonë katastrofe,” thanë zyrtarë nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë, që administron kampet e refugjatëve në territorin palestinezë.

Qeveria e Gazës tha se 4,306 persona ishin evakuar në shkollat ​​dhe qendrat e tjera të përdorura si strehimore të improvizuara në katër ditët e fundit.
1.8 milionë banorët e Gazës po vuajnë edhe nga mungesa e energjisë, për shkak të mungesës së karburantit.

Ndërsa Kryeministri i Gazës, Ismail Haniyeh, i bëri thirrje Lidhjes Arabe për të marrë hapat e duhur për t’i dhënë fund bllokadave në territorin e Gazas.

Të fundit