E martë, 4 Shtator 2018
Bosi i Chelseat, Maurizio Sarri po e ndihmon Roman Abramovichin të ndihet më mirë me klubin këtë sezon.
The Daily Star shkruan sot se miliarderi rus kishte planifikuar muajt e fundit që ta shesë klubin londinez për 2.5 miliardë dollarë.
Por një burim i afërt me rusin pohoi se “Perspektiva e shitjes së klubit varet nga disponimi i tij. Rusi është në humor të mirë prej ardhjes në krye të klubit të Sarrit”.
Ndjenjat e Abramovichit për Chelsean – të cilin e ka në pronësi që nga viti 2003 – kanë ndryshuar shumë.
Sezonin e kaluar, 51-vjeçari duhej të merrej vazhdimisht me trajnerin Antonio Conte, i cili ankohej vazhdimisht në përforcime.
Por një atmosferë e re ka përfshirë Stamford Bridgen që nga ardhja e ish-trajnerit të Napoli, i cili gjatë prezantimit kishte thënë se “Objektivi im është të argëtohem”.
Ndryshe, Chelsea aktualisht zë pozitën e dytë të renditjes tabelore me 12 pikë, po aq sa ka edhe lideri, Liverpooli.
Etiketa: Chelsea, Maurizio Sarri, Premier League, Roman Abramovich