Shaqiri: Askush s`i thotë jo Bayernit


E mërkurë, 8 Janar 2014

Munchen, 8 janar – Mesfushori shqiptar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri beson se asnjë lojtar nuk do t`i thoshte jo klubit të tij pasi Robert Lewandowski nënshkroi kontratë për kalimin e tij nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi polak do t`i bashkohet kampionit të Gjermanisë si transfer i lirë në fund të këtij sezoni, duke ndjekur hapat e ish-kolegut të tij Mario Gotze i cili verën e kaluar u transferua në Allianz Arena ndërsa Shaqiri është i lumtur që në skuadër do të vije një lojtar i kalibrit të polakut.

“Mendoj se është gjë e mirë që Lewandowski kaloi te ne. Kualitetet e tij janë të padiskutueshme. Ai do të na ndihmojë që të fitojmë më shumë tituj”, ka thënë kosovari për TZ.

“Askush nuk mund të refuzojë Bayernin], sidomos tani. Ne luajmë futboll të bukur dhe kemi fituar shumë tituj, të cilat e kanë bërë Bayernin shumë më atraktiv. Asnjë lojtar nuk mendon dy herë për kalimin në ekipin tonë”, ka shtuar ish-lojtari i Bazelit.

Shaqiri gjithashtu tregoi dallimet mes Pep Guardiolas dhe trajnerit të mëparshëm Jupp Heynckess dhe tha se bavarezët janë të vendosur që të bëhen ekipi i parë që mbron titullin e Champions Leagues.

“Janë të mundimshme, por në mënyrë tjetër”, ka thënë ai për stërvitjet nën drejtimin e Guardiolas. “Sikur vitin e kaluar, qëllimi ynë është që të fitojmë sa më shumë tituj. Primare është Bundesliga dhe kupa pastaj është Champions League”.

“Asnjë klub nuk ka arritur ta mbrojë atë, pra sivjet kemi mundësi që ta bëjmë këtë”.

Etiketa: ,
Të fundit