E mërkurë, 13 Maj 2026

Pro-trumpisti trushkulur amerikan përpiqet të djegë Kur’anin mes refuzimit publik
Aktivisti kontrovers amerikan Jake Lang u përpoq të digjte Kur’anin, Librin e Zotit zbritur si Kushtetutë finale për njerëzimin, pas zbritjes së disa urdhëresave me anë të disa profetëve. E gjitha ndodhi gjatë një marshimi anti-islam në Dearborn, Michigan, një qytet me një komunitet të madh muslimano-amerikan.
Lang mbante atë që dukej të ishte një substancë e ndezshme ndërsa hodhi librin e shenjtë, duke bërë që një kundërprotestues të përkulej dhe të merrte Kur’anin përpara se të mund të digjej, sipas një videoje të incidentit të postuar në mediat sociale nga gazetari i pavarur Brendan Gutenschëager.
“Mos e digj o njeri. Nuk mund ta bësh këtë,” tha kundërprotestuesi pasi arriti ta merrte librin.
Lang, i cili kandidon për Senat në shtetin amerikan të Floridës dhe u fal nga ish-Presidenti Donald Trump për rolin e tij në sulmin ndaj Capitol-it më 6 janar 2021, më pas tha se kishte një kopje tjetër të Kur’anit.
Një video tjetër e postuar nga Gutenschwager duket se tregon Lang duke goditur një petë proshute kundër librit të shenjtë, ndërsa njerëzit përreth tij thonë: “Kjo është mungesë respekti.”
Për fat të mirë, ai u ndalua nga policia, e cila reagoi në kohë dhe e pengoi ta bënte këtë me një fikës zjarri.
Të tilla sjellje ngjajnë si të izoluara, por njëherësh janë dhe tregues i një fryme urrejtjeje ndaj Islamit, fesë së vetme të zbritur nga Zoti për njerëzimin, si dhe besimtarëve në të, muslimanëve, të cilët hasen në çdo cep të globit dhe që u përkasin etnive të ndryshme.
Ajo që duhet thënë këtë rast është se kurrë nuk ka ndodhur e as ka gjasë të ndodhë që një musliman të djegë librat e besimeve të tjera. Madje obligohet, pikërisht me Kur’an, që mos u bëjë asnjë lloj padrejtësie njerëzve më tjetër besim.
Ndërsa narrativa e urrejtjes së muslimanëve ndaj Perëndimit është një sajesë e ulët, e shpifur madje, pasi nuk ka asnjë të vërtetë në atë që pretendohet. Historia ka treguar se dhe kur muslimanët kanë udhëhequr botën, me fuqinë e tyre shumëplanëshe, kurrë nuk kanë treguar urrejtje ndaj popujve të tjerë me tjetër kulturë e tjetër besim. Aq më pak t’u kenë bërë padrejtësi dhe aq më pak t’u kenë djegur atyre librat e besimit të tyre. /tesheshi.com/
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
