Kirurgu Ekrem Sefiu s’e ka sefte arrestimin, për ryshfet u prangos edhe më 2023 – Gjykata flet për Klanin


E mërkurë, 13 Maj 2026
Kirurgu Ekrem Sefiu s’e ka sefte arrestimin, për ryshfet u prangos edhe më 2023 – Gjykata flet për Klanin

Dy mjekë të Spitalit të Vushtrrisë, Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi, kanë përfunduar në ndalim policor, nën dyshimin për marrje ryshfeti, duke kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Për këtë vepër penale, të dënueshme edhe me burgim, dy kirurgët e dyshuar mund të përfundojnë në paraburgim.

Megjithatë, njëri prej tyre nuk e ka për herë të parë.

Ekrem Sefiu ishte prangosur edhe në vitin 2023 për të njëjtën vepër dhe ndaj tij më pas ishte ngritur aktakuzë, raporton klankosova.tv

Për këtë çështje, rasti është akoma në procedurë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndërsa i njëjti është futur sërish në telashe me ligjin.

Kjo për Klankosova.tv është konfirmuar edhe nga Gjykata, ku është bërë e ditur se Apeli e kishte kthyer rastin në rivendosje.

“Lënda ndaj të pandehurit E.S. aktualisht vazhdon të jetë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda. Pas kthimit të saj në rivendosje nga Gjykata e Apelit e Kosovës, çështja penale ndodhet në fazën e kundërshtimit të provave.” – thuhet në përgjigjen për Klanin.

Këta janë mjekët e arrestuar në Vushtrri, dyshohen për ryshfet

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit