“Laboratori 25”, Specialja lëshon urdhër ndalimi për anëtarin e dyshuar të grupit kriminal


E mërkurë, 13 Maj 2026
“Laboratori 25”, Specialja lëshon urdhër ndalimi për anëtarin e dyshuar të grupit kriminal

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për ndalimin e një personi të dyshuar në kuadër të rastit “Laboratori 25”.

Sipas njoftimit, S.D. është paraqitur sot vullnetarisht në Policinë e Kosovës në Prishtinë lidhur me çështjen që po hetohet. Pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me aktvendim të prokurorit special, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për shkak të dyshimit për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Hetimet për rastin “Laboratori 25” janë në zhvillim, dhe Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit