Komuna dhe GIZ-i do hartojnë planin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve


E premte, 5 Tetor 2018

Prizren – Sot në prani të zyrtarëve komunalë, përfaqësuesve të organizatave dhe shoqatave të ndryshme, si dhe qytetarëve të interesuar, është mbajtur takimi i parë informativ në kuadër të aktiviteteve të projektit për Planin Rregullues të Hollësishëm (PRRH) të Parkut të Inovacionit dhe të Trajnimeve.

Qëllimi i këtij takimit ishte informimi për fillim të hartimit të këtij plani rregullues dhe diskutimi gjithpërfshirës me palët e ndryshme të interesit për këtë Park.

Ky plan rregullues është duke u hartuar nga Komuna e Prizrenit dhe mbështetur nga GIZ, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimit të Tokës”.

Etiketa: , ,
Të fundit