Diskutohet për sigurinë kibernetike


E mërkurë, 31 Tetor 2018

PRISHTINË – Është mbajtur konferenca për siguri kibernetike dhe privatësi “Challenges in Cyberspace”.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se do ta fusin në zhargon të përditshëm termin e ekonomisë digjitale.

“Besoj që çështja e ekonomisë digjitale, siguria kibernetike dhe zhvillimi aktual në botë po lëvizin më shpejtë se institucionet e vendeve dhe organizimi i konferencës së tillë, bashkëpunimi me BQK-në dhe ARKEP si dy institucionet thelbësore në ruajtjen e të dhënave dhe privatësisë dhe ruajtjen e sigurisë që do bënte njerëzit me u ndje të qetë. Kjo çështje që është duke trajtuar shteti, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë jemi duke tentu që ta fusim në zhargon të përditshëm termin e ekonomisë digjitale me ndryshu konceptin e mendimit ekonomik të vendit”, tha Beqaj.

Beqaj thotë se inovacionet po rrisin produktivitetin në përditshmëri.

“Kjo teknologji nuk paraqitët si hardwer apo softwer, inovacionet po rrisin produktivitetin në përditshmëri dhe lidhen me krijimin e vendeve të punës dhe qëndrimin e të rinjve në vendin tonë”, deklaroi ai.

Sipas tij, të rinjtë edhe pas liberalizimit do të mbeten këtu, për shkak të mundësive që të punojnë nga këtu për organizata ndërkombëtare.

“Liberalizimi i vizave që pritet të ndodhë dhe këto shërbime të jenë prezente në Kosovë dhe të mbeten të rinjtë këtu dhe të punojnë për organizata ndërkombëtare. Janë duke humbur vendet e punës në sektor, po zhduken disa sektor, po lindin sektor të rinj që bëjnë aftësi të reja dhe japin hapësira të reja. Ekonomia po rritet shpejt, vendet e punës në teknologji po rriten dhe gatishmëria institucionale ende nuk është në nivelin që ne jemi duke e pritur”, është shprehur Beqaj.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se në vitet e fundit kudo në botë është rreziku i vjedhjeve të të dhënave që është shqetësim i të gjithëve dhe BQK-ja është e angazhuar në këtë që të ruaj sa më shumë të dhënat e qytetarëve, raporton EO.

Drejtori i UBT-së, Edmond Hajrizi, foli për ngritjen e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

“Ekzistojnë sfida dhe mundësi të ndryshme dhe si të pozicionohemi me bashkëpunu që të kalojmë më mirë në këtë rrugëtim që është paralelizëm me ngritjen e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike”, tha Hajrizi.

Etiketa: , , ,
Të fundit