E hënë, 20 Janar 2014
Ankara, 20 janar – Gazeta me pikëpamje të majtë turke “Cumhuriyet” (Republika) lavdëron kryetarin e sapo zgjedhur të Prishtinës nga partia Vetëvendosje për veprimet që i ndërmori pasi që erdhi në post të të parit të Prishtinës.
Duke iu cekur punët që bëri ditët e para pasi që u zgjodh; sikurse rrëzimi i qendrës tregtare të grupit Elkosit në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë dhe kërcënimi që i erdhi nga pronari i saj milioneri Ramiz Kelmendi se çështjen do ta bartë në parlament të Kosoves, pastaj vajtja në punë me autobusë urban… Shpendi tregohet si shembull i një lideri.
Duke pasur parasysh se këto janë gjeste të shumëpritura nga krahu social-demokrat gjithandej botës nuk duhet habitur që gazeta me këtë rrymë flet kështu për kryetarin e ri të Prishtinës Shpend Ahmeti./Prizren Post/
Etiketa: Shpend Ahmeti, Turqi