Gonçalo Ramos zbulon prapaskenat e largimit nga PSG: Doja të ikja që në janar


E mërkurë, 28 Tetor 2026
Gonçalo Ramos zbulon prapaskenat e largimit nga PSG: Doja të ikja që në janar

Sulmuesi portugez Gonçalo Ramos ka zbuluar se kishte kërkuar të largohej nga Paris Saint-Germain që në janar të vitit 2026, por drejtuesit e klubit francez nuk e kishin lejuar.

Në një intervistë për Canal 11, futbollisti tregoi se drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, i kishte premtuar se do ta lejonte largimin gjatë verës.

“PSG tha menjëherë jo, sepse në rast të largimit tim do t’u duhej të gjenin një zëvendësues”, deklaroi Ramos.

Portugezi pranoi se ndarja nga klubi parisien ishte e vështirë, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të mira me bashkëlojtarët.

“Ata e dinin se doja të largohesha dhe, me shaka, më thoshin të qëndroja, qoftë edhe vetëm për atmosferën”, rrëfeu ai.

Pas disa muajsh pritjeje, Ramos u largua nga PSG-ja gjatë verës së vitit 2026 dhe iu bashkua Milanit, duke nisur një aventurë të re në karrierën e tij./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit