E shtunë, 19 Janar 2019
PRISHTINË – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke iu referuar një artikulli të publikuar nga portali “Informer” në Serbi, i cili njihet për publikimin e lajmeve të rreme, ka thënë se Serbia po vazhdon luftën e saj përmes fushatës informative me lajme të pavërteta.
Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se kjo tregon që Serbia nuk ka ndryshuar aspak që nga koha e Millosheviqit, pasi mediat e Vuçiqit, po ushtrojnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës përmes propagandës dhe akuzave të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë.
“Serbia vazhdon luftën e saj informative përmes lajmeve të rreme. Kjo tregon që Serbia ska ndryshuar aspak që nga Milloshevici, pasi që mediat e Vucicit vazhdojnë të bëjnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës duke bërë propagandë dhe akuza të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë. Non-sens!” ka shkruar Hoxhaj.
Etiketa: Aktuale, Enver Hoxhaj, Kosova, lugina e presheves, Shqiptarët