​Gjuriq në OKB edhe kësaj here me propagandën e njohur për pozitën e serbëve në Kosovë


E mërkurë, 21 Tetor 2026
​Gjuriq në OKB edhe kësaj here me propagandën e njohur për pozitën e serbëve në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, sërish përdori propagandën e njohur serbe për kinse jetën nën presion të serbëve që jetojnë në veriun e Republikës së Kosovës.

Ai gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së teksa foli për aktgjykimin ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pretendoi se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës nuk mund të varet nga negociatat politike.

1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e forcave serbe në Kosovë. Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme, por në këtë drejtim shteti serb nuk ka punuar.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit