Perëndimi nuk po respekton zotimin për eksportet ruse


E martë, 6 Shtator 2022

MOSKE – Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Perëndimi nuk po respekton premtimin e tij për të ndihmuar që ushqimet dhe plehrat artificiale ruse të mund të arrijnë në tregjet globale. Ai ngriti dyshime lidhur me respektimin nga ana e Moskës të marrëveshjes me Ukrainën për eksportet.

Lavrov tha se Perëndimi nuk ka zbutur sanksionet për t’ia bërë më të lehtë Rusisë që të dërgojë jashtë vendit produktet bujqësore.

Moska e ka parë marrëveshjen për eksportet si pakt kyç. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, që çoi në zhbllokimin e eksporteve të drithërave ukrainase nga portet në jug të vendit dhe lehtësoi krizën botërore me furnizime ushqimore.

“Kolegët tanë perëndimorë nuk po bëjnë atë që ne na u premtua nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së”, tha Lavrov gjatë një konference për media në Moskë.

“Ata nuk po ndërmarrin vendime për të hequr sanksionet logjistike që parandalojnë qasjen e lirë në tregjet botërore të plehrave dhe drithërave ruse”, shtoi ai.

Etiketa: , ,
Të fundit