E mërkurë, 28 Tetor 2026

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se është arrestuar në një zonë malore në Gjakovë.
Sipas raportimeve në media, Sylaj është arrestuar pas disa ditësh në arrati, që nga vrasja e Arlinda Zekajt.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje zyrtare për arrestimin.
Televizioni Tëvë1 ka dërguar pyetje në adresë të Policisë së Kosovës për të konfirmuar informacionin, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
