E mërkurë, 7 Shtator 2022
PRISHTINE – Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot do të jetë për vizitë në Kosovë, ndërsa do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e tij në Kosovë vjen para mbajtjes së Samitit Brdo-Brijuni që do të mbahet në Slloveni të hënën tjetër.
Para vizitës në Prishtinë, Pahor ishte në Beograd.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb, për shkak të deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq, gjatë vizitës së fundit të presidentit slloven, Borut Pahor në Beograd, tha se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.
Etiketa: Borut Pahor, Kosova, Sllovenia