E martë, 6 Maj 2014
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër idesë që të mërkurën të shpërndahet Kuvendi, ashtu siç janë pajtuar liderët tjerë sot pas takimit me presidenten e vendit.
Dardan Molliqaj, sekretar i përgjithshëm i Vetëvendosjes, ka thënë se kjo parti është për rrëzimin e Qeverisë, por jo shpërndarjen e Kuvendi, prandaj nuk do të votojnë pro.
Molliqaj po ashtu ka thënë se krerët e Vetëvendosjes nuk ka qenë të fituar në takimin e liderëve me presidenten në presidencë.
Etiketa: dardan molliqaj, Kosovë, Vetëvendosje