E enjte, 3 Nëntor 2022
PEJË – Në Gjykatën Themelore në Pejë, ka përfunduar seanca gjyqësore për ër shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tri të dyshuarve për sulmin ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.
Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimin për të tri të dyshuarat të cilat janë të përfshira në rrahjen e së moshuarës.
Pas përfundimit të seancës nuk janë deklaruar as nga prokuroria e as nga avokatët mbrojtës.
Vendimi i trupit gjykues pritet të bëhet publik në orën 20:00./RTV Dukagjini/
Etiketa: Aktuale, Arrestime, dhunë fizike, Pejë