Si ka ndryshuar planeti ynë në 14.000 vjet!


E diel, 18 Maj 2014

Një program në internet ka zbuluar një hartë të veçantë që tregon botën si ajo do të dukej 14.000 vjet më parë.

Disenjatorët duke bashkëpunuar me gjeologë realizuan një pamje reale të hartës së tokës 14.000 vjet para. Harta është krijuar nga Martin Vargic, një dizajner grafik amator nga Sllovakia.

” Kjo është harta e parë e këtij lloji në një shkallë të tillë dhe më pak komplekse” , tha ai për MailOnline. Unë kontaktova disa universitete të gjeologjisë të cilët më dhanë të dhënat e nevojshme shkencore rreth liqeneve të ndryshme parahistorike, shtrirjen e nivelit të detit, madhësinë aktuale të fletëve të akullit, hidrologjinë, klimën madje edhe të rrymave të detit 14.000 para ( në fund të Periudhës së fundit të akullnajave, rreth 2-3 mijë vjet para shkrirjes masive).

2

Imazhi, i cili gjithashtu mund të blihet si një poster, përfshin një hartë të plotë të detajuar të botës, 2 harta të mëdha me rajonet veriore dhe jugore polare si dhe 2 mini harta që tregojnë klimën.

3

“Për shkak të rënies masive të nivelit të detit (të shkaktuara nga akumulimin i ujit nga fletët masive të akullit), kufijtë janë zgjeruar sipas zonave zyrtare detare. Kam qenë shumë i befasuar se si klima dhe gjeografia e botës ka ndryshuar në vetëm rreth 16 mijë vjet (e cila është vetëm një pjesë e kohës nga e gjithë historia e Tokës) .

Kam planifikuar të bëjë disa harta në mënyrë të ngjashme, duke treguar botën 65 milionë deri në 150 milionë vjet më parë “.

4

Bota 16.000 vjet më parë ndryshonte shumë, sepse sasi të mëdha të ujit u përqendruan në fletët masive të akullit që mbulon shumicën e Amerikës së Veriut dhe Euro-Azin perëndimore, nivelet e detit ishin rreth 110 metra më të ulëta krahasuar me sot.

Hemisfera veriore u mbulua nga dy fletët kryesore të akullit, duke arritur deri në jug të Berlinit, Kanada dhe pjesën veriore të SHBA. Fletë të mëdha akulli ishin gjithashtu të pranishme në zonat malore, veçanërisht në Himalaje, Malet Shkëmbore, Alpet dhe Patagonian Ande.

Etiketa:
Të fundit