Njihuni me telefonin inteligjent Samsung Galaxy S5 Active


E diel, 1 Qershor 2014

Samsung-Galaxy-S5-Active

Është folur shumë në internet për telefonin inteligjent Samsung Galaxy S5 Active gjatë këtyre javëve të fundit. Më në fund kompania vendosi që ta nxjerrë në shitje këtë telefon, i cili mund të blihet në internet në dyqanet e AT&T pa kontratë vjetore.

Ky telefon është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Përsa u përket veçorive të harduerit, ky telefon ka procesor me katër bërthama me qark 2.5GHz, ekran 5.1 inç Full HD Super AMOLED, dhe kamera të pasme 16 megapikselë.

Telefoni inteligjent Samsung Galaxy S5 Active do të përdorë sistemin operativ Android 4.4 KitKat dhe ofron mbështetje për rrjetin LTE. Galaxy S5 Active në Amerikë kushton vetëm 200 dollarë nëse bëhet një kontratë 2 vjeçare, ose 715 dollarë pa kontratë.

Leave a Reply

Të fundit