E martë, 8 Gusht 2023
PRISHTINË – Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim senatorin Jack Reed, i cili është kryesues i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova është një histori suksesi e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikë në rrugën e lirisë dhe shtetndërtimit.
“ShBA-të nuk kanë aleate dhe mike më të madhe në rajon se sa Republikën e Kosovës, e cila e ka popullin më proamerikan në Evropë dhe në botë”, ka theksuar presidentja.
Më tej, ka falënderuar senatorin Jack Reed për mbështetjen e ShBA-së për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), respektivisht përfshirjen e Kosovës në Asistencën e Trajnimit Ushtarak të SHBA-së me Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024.
Osmani në takim me delegacionin e Kongresit Amerikan ka potencuar se synimi i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO, sikurse edhe në Këshillin e Evropës dhe në BE.
Etiketa: Aktuale, Amerika, Kosova, presidentja, Vjosa Osmani