Numri i të vrarëve në Gaza nga sulmet ajrore izraelite arrin në 3000


E martë, 17 Tetor 2023

GAZA – Të paktën 3,061 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, tha të martën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Rreth 13,750 persona të tjerë janë plagosur në bombardimet izraelite, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Njëmbëdhjetë ditë pas konfliktit me grupin palestinez Hamas, bombardimet dhe bllokada e Izraelit në Rripin e Gazës kanë vazhduar, me mbi një milion njerëz të zhvendosur – pothuajse gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës, sipas Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët për Palestinën dhe Lindjen e Afërt(UNRWA).

Luftimet filluan kur Hamasi më 7 tetor filloi Operacionin Vërshimi i Al-Aksës, një sulm i befasishëm me shumë drejtime që përfshinte një breshëri lëshime raketash dhe infiltrimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe dhunën e shtuar nga kolonët izraelitë.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin Shpatat e Hekurta kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Më shumë se 1,400 izraelitë janë vrarë në konfliktin e armatosur.

Etiketa: , ,
Të fundit