Urimi i PD-së për muajin e Ramazanit


E hënë, 8 Korrik 2013

Te nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar besimtarë Musliman.

Paqa dhe Mëshira e Krijuesit të Gjithëmëshirshëm qoftë me Ju dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kemi dëshirën dhe kënaqësinë t’u urojmë Muajin e Ramazanit, agjerim të lehtë dhe begati në familjet tuaja.

Duke e lutur Zotin e Madhërishëm që të pranojë lutjet dhe veprat e devotshmërisë ndaj Krijuesit të gjithësisë, urojë që t’i gëzojmë të gjitha dobitë e kësaj Feste, në rrafshin trupor, psikologjik, social, dhe shpirtëror.

Zoti i gjithëmëshirshëm fuqiplotë ju shpërbleftë me të gjitha të mirat dhe begatit e tij në këtë botë dhe botën tjetër, juve dhe gjithë familjet e juaja.
Zoti i botërave e bekoftë Republikën e Kosovës në rrugën e ndërtimit dhe përparimit të sajë të vazhdueshëm së bashku me të gjithë miqët e sajë.

Në këto ditë të Ramazanit ditë të gëzimit dhe krenarisë jemi në lutje për shpirtërat e dëshmorëve dhe martirëve të kombit si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrejtën për lirinë dhe pavarësin e shtetit tonë. Zoti i madhërishëm i forcoftë përjetë familjet e tyre me dashurin dhe respektin tonë.

Paqja, Mëshira, dhe të gjitha begatit e Krijuesit të Madhërishëm qofshin me Ju.

Me Respekt Partia e Drejtësisë
Me Respekt Dr.Ferid Agani – Kryetar i Partisë së Drejtësisë niherit Minister i Shëndetësisë

Etiketa:
Të fundit