Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

A e prish agjërimin ushqimi që mbetet në mes të dhëmbëve?

Prizren Post | 14:57 - 29.06.2014

Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajtë!) është pyetur: Nëse diçka nga ushqimi mbetet mes dhëmbëve të personit që agjëron, a mund të themi se e prish ajo agjërimin nëse personi e gëlltit atë? Allahu ju bekoftë!

Ai u përgjigj: Nëse agjëruesi zgjohet dhe gjen diçka në mes të dhëmbëve nga të mbeturat e ushqimit, atëherë ai duhet që ta nxjerr atë nga goja dhe të largohet prej saj. Kjo nuk ndikon në agjërimin e tij vetëm në rast se e gëlltit me qëllim, atëherë kjo e prish agjërimin e tij. Është thelbësore që muslimani ta pastrojë gojën pas ushqimit, qoftë për agjërim por edhe në raste të tjera, sepse pastërtia është ajo që kërkohet nga muslimani. Ai duhet t’i japë rëndësi pastrimit të dhëmbëve dhe gojës pas ushqimit në mënyrë që t’i largojë mbetjet e ushqimit dhe erën e keqe që mund të vjen nga ajo dhe e cila mund të ndikoj negativisht në shëndetin e gojës së tij.

Burimi: El Munteka min Fataua fadileti shejh Salih bin Feuzan bin Feuzan bin Abdullah el Feuzani. Vol.2, pyetja 442.


Arivisti Company