A po punohet për fondin e sigurimeve shëndetësore?


E mërkurë, 18 Shkurt 2015

rrahmani

Prishtinë – Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka thënë se i garantohet qytetarit që ai të zgjedh vendin e trajtimit dhe mjekun që mund ta kontrolloj.

Sipas tij, kjo e drejt nuk do t’i mohohet as me ligjet në fuçi.

Radio Kosova: Z. Ministër, intervistën e parë që e keni zhvillua kur e keni marrë pozitën ka qenë për Radio Kosovën,dhe në atë kohë unë ju kam bërë pyetjen sa i përket fondit të sigurimeve shëndetësorë keni qenë pak a shumë skeptik rreth këtij fondi. Ky fond ka fillua vitin e kaluar dhe ende jemi aty ku kemi qenë aty ku kemi filluar si e shihni ju këtë situatë kur do të filloj?

Rrahmani: Natyrisht që ka qenë një mendim i imi atëherë para se të mblidhen të gjitha informatat para se të njoftohemi me gjendjen dhe del se nuk kam gabua në prognozim duke aluduar në rreziqet e shumta që ka finalizimi i këtij fondi të sigurimit shëndetësor për shkak të shumë parametrave tjerë që duhet të kompletohen para se të kemi një kartelë të sigurimit shëndetësor në dorë, për çdo qytetarë të Kosovës. Tash jemi në fazën e finalizimit, respektivisht finalizimit të agjencitë për financim shëndetësor që është para prijëse e fondit. Është hartua rregullorja dhe është para miratimit që do të mundësonte regrutimin e stafit të nevojshëm për mbledhjen dhe përgatitjen e gjithë dokumentacionit të pakos që do të mbulohet pako bazike dhe çmimorëve të nevojshme e deri te lidhja e kontratës me shërbimin spitalor kliniko– universitar dhe kontrata me institucionet tjera për shërbimet tjera.

Radio Kosova: Kur pritet që të filloj me mbledhjen e të hollave?

Rrahmani: Besojmë që mesi i vitit ndoshta do të jetë puna, ku do të fillojmë me mbledhjen e asaj pjesës qe kontributet që duhet ta japin të punësuarit që është 3.5% dhe 3.5% do ta japin punë dhënësit . Siç e dinin këtë fond qeveria ka kontribuua me 10 milion për këtë fillim, mandej është nënshkrua edhe një kontratë për një kredi me kushte shumë të volitshme me Bankën Botërore ku është edhe segmenti i shëndetësisë i përfshirë aty , e brenda kësaj marrëveshje kemi t’ bëjmë edhe me një pjesë për përkrahjen e fondit për sigurime shëndetësore, është me rendësi të thuhet që ne duhet të punojmë të bëjmë një bazë të mirë të bëjmë hapa të sigurt dhe mos të targëtojm data e fillimit të fondit por të bëjmë një diçka që është shumë funksionale dhe që është e qëndrueshme sepse edhe shtetet me përvojat më të mëdha dhe më të gjata në sigurime shëndetësore, në hapa kanë gabua dhe kanë rreziku dështimin , ne po them edhe një herë nëse i shkojmë sipas planit dinamik të paraparë, të gjitha përgatitjet dhe fillimi i vitit tjetër ndoshta . Me një potencim ose me një sforcim të aktiviteteve do ta gjej më kartelën e sigurimeve shëndetësore.

Radio Kosova: Ministër, si do të shkoj procedura, sepse pak a shumë qytetaret dëshirojnë të informohen se a mund të marrin shërbime shëndetësore ku ata dëshirojnë , apo fillimisht obligohen të drejtohen në institucionin publike. Si do të shkoj kjo procedura e fondit të sigurimit shëndetësor?

Rrahmani: Ne i garantojmë qytetarit që ai të zgjedh vendin e trajtimit dhe mjekun që mund ta kontrolloj ose ta ekzaminoj ajo e drejt nuk do t’i mohohet as me ligjet në fuçi që dot ë bien respektivisht me nenin , implementimin e ligjit për fonde për sigurime shëndetësore sepse do tw harmonizohen të gjitha tarifat dhe dot harmonizohen të gjitha mundësit që të implementohet partneriteti publiko privat dhe pacienti të ketë mundësi te zgjedh se ku duhet të trajtohet.

Deri sa jemi te fondi i sigurimeve shëndetësore një shpjegim për dëgjuesit e Radio Kosovës , në rast se pacientët drejtohen në klinikat private a mos rrezikohen institucionet publike shëndetësore të degradohen. Natyrisht që ndarja e blerësit nga dhënia e shërbimeve dmth .ai që blen dhe ai që jep shërbime shëndetësore do t’i nënshtrohen konkurrencës dhe tregut. Ata që ofrojnë shërbime shëndetësore më të mira ata do të kontraktohen për sigurime shëndetësore. Kjo do të jetë një nxitje edhe për punëtorët shëndetësor në institucionet publike që të jenë të kujdesshëm të trajtojnë korrekt dhe drejtë dhe të japin shërbime sa më cilësore në mënyrë që të mbijetojnë nga konkurrenca.

Radio Kosova: Ministër, si e vlerësoni krijimin e Odave të profesionisteve shëndetësorë që janë duke u krijuar sa mundeni me beso që ato do të gjykojnë drejtë nesh një diagnozë është e gabuar e që vlerësohet nga ekspert për të marr vendime vendimet adekuate që mos të gabojnë pastaj të tjerët?

Rrahmani: besojë shumë që do të arrijmë të krijojmë standardë të trajtimit të drejtë të problematikave që po i cekni qoftë gabimeve eventuale qoftë komplikacionëve profesionale të mundshme që paraqiten në punën e përditshme të mjekëve me pacient. Këto çështje të njoftësisë, çështje të trajtimit jo të drejtë ose të anashkalimit të fajësisë të dikujt, këto nuk janë vetëm në shëndetësi edhe në profesione të tjera. Po unë besojë që ne do të arrimë të krijojmë një standard që lëshimet eventuale të mjekëve të trajtohen se pari nga profesionistet e mos të vijë puna që të arrestohen mjeket në mënyrë spektakulare. Pra duhet të kemi parasysh që të luftohet e keqja por pa por pa shkaktua denigrimin coftë të autoritetit,coftë profesionalizmit pa argumente.

Radio Kosova: Z. Rrahmani e kemi një pyetje që ka të bëjë më edukimin shëndetësor. MSH-së po kontribuon te specializantet duke shpenzuar për ta për pesë vite, pastaj ata largohen nga puna, vijnë specializantet e tjerë,po çka po ndodhë me këta specializantet të cilët po largohen. A mos nuk është kjo një rrugë e drejtë?

Rrahmani: Nuk është mirë kjo sepse në momentin kur e kryejnë mjeku një specializim dhe pastaj e humbë vendin e punës respektivisht del nga paga. Lista e pagave mbetet ne rrugë. Lista e pagave mbetët ne rrugë them kushtimisht për shkak të se disa kanë pasur fatin të kthehen edhe disa e kanë fatinë të kthehen shpejtë në punë është fjala për profilet më deficitare,por kemi të dhimbshme kur mjeku specialist pas gjashtë viteve specializim mbetet apo pret 405 vjet për me u ofrua në proces të inkuadrimit të shërbimit shëndetësorë. Është një diçka që ka ardhur si pasojë e mos-planifikimit adekuat të specializimeve, dhënies pa kritere të specializimeve dhe grumbullimit të profileve të caktuara të mjekëve neper qendra të ndryshme jepen specializime pa pasur nevojë për atë profil të mjekut dhe është edhe pasojë e mos-distribuimit të drejtë të spitale në raport më numrin e banorëve dhe shpeshherë ka qenë edhe pasojë e vendimeve politike.

Radio Kosova: z. Ministër, për fund mendoni se ka mbetur diçka pa u thënë dhe së duhet thënë?

Rrahmani: I garantoj dëgjuesit që unë dhe kabineti im, jemi të përkushtuar maksimalisht 24 orë që vendimin e Qeverisë që e kemi me shkrim që shëndetësinë ta trajtoj me prioritet që po ndodhë për herë të parë pas luftës, ta materializojmë me suksese. Ne jemi shumë të interesuar që dukurive negative t;iu venë piken dhe ne atë arrijmë synimin që të fillohet të kthehet besimi të institucionet shëndetësore në Kosovë, coftë në institucionet private çoftë publike.

Intervistoi: Vaide Morina

Të fundit