Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Agjërimi forcon sistemin imunitar

Prizren Post | 23:28 - 27.06.2014

 

Sipas një studimi të publikuar në gazetën The Telegraph, tërësi stemin imunitar i një personi mund të rinovohet duke agjëruar për të paktën tre ditë gjatë  agjërimit.
Agjërimi i shkakton trupit nisjen e prodhimit te qelizave të reja e bardha të gjakut. Sipas studimit në fjalë, agjërimi për të paktën tre ditë  mund të rigjeneroj të gjithë sistemin imunitar, madje edhe  tek të moshuarit.

Disa dietolog më parë kanë kritikuar dietat e agjërimit se mund të shkaktojnë  dëmtime në shëndet por sipas studimit të ri thuhet se në trupin e uritur (gjatë agjërimit) fillon prodhimi i qelizave të reja të bardha të gjakut, të cilat luftojnë  infenksionet.

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë Jugore thonë:

Zbulimi mund të jetë i dobishem veçanërisht  për njerëzit që vuajnë nga dëmtimi sistemit imunitar, si pacientët me kancer në trajtim me kimioterapi.

Ajo gjithashtu mund të ndihmojë të moshuarit të forcojnë sistemin imunitar i cili bëhet më pak efektiv  për shkak të moshës, duke e bërë të vështirë që të luftohen  sëmundjet e zakonshme. Hulumtuesit thonë se agjërimi shkakton rigjenerim, e cila bën të mundur që qelizat embrionale  të krijojnë qeliza të reja të bardha të gjakut, ne thelb  këto qeliza janë rigjeneruese të gjithë sistemin imunitar.

“Kjo i jep ‘OK’ qelizave staminale për të shkuar  përpara dhe  për të filluar rindërtimin e të gjithë sistemit”, tha Prof Valter Longo, Profesor i Gerontologjisë dhe të Shkencave Biologjike  në Universitetin e Kalifornisë.

“Edhe një lajm i mirë është se trupi gjatë agjërimit i largon pjesët e sistemit që mund të  jenë  te dëmtuar apo të vjetra, pra, pjesët  jo efikase.

Tani, në qoftë se ju do filloni të agjëroni me një sistem të dëmtuar rëndë  nga kimioterapia ose për shkak të plakjes, ciklet e agjërimit mund të gjenerojnë një sistem të ri imunitar”, thotë Dr. Longo.

 


Arivisti Company