Nis protesta në Prishtinë, organizatorët kërkojnë votimin e Ligjit në lexim të dytë


E martë, 6 Tetor 2026
Nis protesta në Prishtinë, organizatorët kërkojnë votimin e Ligjit në lexim të dytë

Ka nisur protesta në Prishtinë në mbështetje të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, një ditë pas protestës së së hënës, e cila përfundoi me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Para protestuesve ka folur njëri nga organizatorët, Çlirim Haziri, i cili u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë projektligjin në lexim të dytë.

Haziri ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë në rast se projektligji nuk miratohet.

“Ose votojeni ligjin, ose dilni në zgjedhje me ‘vulën e turpit’”. Derisa ligji të votohet, ne nuk e bëjmë asnjë hap prapa”, ka shtuar ai.

Duke iu drejtuar deputetëve, Haziri ka thënë se “kjo masë do t’ju ndjekë si hije, sepse kush luan me themelet e kombit, nuk do të gjejë paqe”.

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është miratuar në lexim të parë më 5 tetor, ndërsa votimi në lexim të dytë ende nuk ka përfunduar.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit