Muriqi flet për situatën e Rrahmanit: Nuk du me hi në këto tema pas një fitore të bukur, e falënderojmë për kontributin – është lojtari më i suksesshëm i Kosovës


E premte, 25 Shtator 2026
Muriqi flet për situatën e Rrahmanit: Nuk du me hi në këto tema pas një fitore të bukur, e falënderojmë për kontributin – është lojtari më i suksesshëm i Kosovës

Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës minimalisht 1:0 në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes, Vedat Muriqi i dha mendimet e tij për këtë fitore, ndërsa foli edhe për rastin e Amir Rrahmanit

“Nuk është një pozitë e huaj. Kam qenë kapiten kur ka munguar Amiri. Nuk du me hi në këto tema pas një fitore të bukur, pasi janë tema pak shqetësuese normal se me Amirin kam qenë prej U16 me Kosovën. Ka marrë një vendim, duhet me respektu dhe me falenderu per kontributin. Amiri është një nga lojtarët me të suksesshëm në histori të Kosovës. Unë personalisht dhe në emër të ekipit e falënderoj për kontributin. Tani duhet të shohim vetëm përpara”, tha Muriqi.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit