Amerikanët nuk e duan luftën e Trumpit me Kanadanë, ‘jo’ tarifave dhe emrit të liqenit


E mërkurë, 2 Shtator 2026
Amerikanët nuk e duan luftën e Trumpit me Kanadanë, ‘jo’ tarifave dhe emrit të liqenit

12:28 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / H F
Amerikanët nuk e duan luftën e Trumpit me Kanadanë, ‘jo’ tarifave dhe emrit të liqenit

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me një kundërshtim të gjerë të opinionit publik për luftën e re tregtare me Kanadanë dhe vendimin për të ndryshuar emrin e liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”.

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara i afrohen zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2026, një sondazh i Reuters/Ipsos tregon se 63% e amerikanëve janë kundër ndryshimit të emrit të liqenit Ontario, lëvizje kjo që mbështetet vetëm nga 14% e të ntervistuarve.

Edhe republikanët janë kundër këtij vendimi, me 43% që e kundërshtojnë dhe 33% që e mbështesin. Kundërshtia është edhe më e madhe sa i takon tarifave të reja amerikane për mallrat kanadeze. 57% e amerikanëve nuk i pranojnë ndërsa vetëm 20% i mbështesin. Sondazhi tregon gjithashtu se 46% e amerikanëve e konsiderojnë Shtetet e Bashkuara më përgjegjëse për përshkallëzimin e konfliktit tregtar, krahasuar me vetëm 12% që fajësojnë Kanadanë.

Në një tjetër tregues të pakënaqësisë, 68% e amerikanëve thonë se preferojnë që Uashingtoni të mos mbajë një qëndrim të ashpër në negociatat me Kanadanë, edhe nëse kjo do të nënkuptonte që Shtetet e Bashkuara të mos merrnin gjithçka që kërkojnë.

Sipas analizës, rezultatet tregojnë se ka pak mbështetje publike për një përplasje me Kanadanë. Edhe brenda Partisë Republikane, mbështetja për qasjen e ashpër të Trumpit mbetet e kufizuar.


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit