“Anija e sekuestruar pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe po drejtohej drejt ujërave iraniane”


E enjte, 14 Maj 2026
“Anija e sekuestruar pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe po drejtohej drejt ujërave iraniane”

Operacionet Detare të Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) kanë bërë të ditur se një anije u sekuestrua nga “persona të paautorizuar” pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe po drejtohej drejt ujërave territoriale iraniane, transmeton Anadolu.

Agjencia detare tha se kishte marrë një raport për një incident rreth 38 milje detare në verilindje të qytetit Fujairah.

UKMTO tha se oficeri i sigurisë së kompanisë së anijes raportoi se “anija është marrë nga persona të paautorizuar teksa ishte e ankoruar dhe tani po drejtohet drejt ujërave territoriale iraniane”.

Agjencia tha se vazhdon hetimet për incidentin dhe këshilloi anijet në zonë të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Nuk pati menjëherë detaje lidhur me identitetin e anijes apo personave të përfshirë në sekuestrim.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar kundërpërgjigje nga Teherani ndaj Izraelit, si dhe ndaj aleatëve amerikanë në Gjirin Persik, së bashku me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, por bisedimet në Islamabad nuk arritën të prodhojnë një marrëveshje afatgjate. Presidenti amerikan, Donald Trump, më vonë e zgjati armëpushimin pa një afat të caktuar.

Që nga 13 prilli, SHBA-ja ka zbatuar një bllokadë detare që synon trafikun detar iranian në Ngushticën e Hormuzit.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit